
Flet e aksidentuara e Ilda Bejlerit: Nuk më telefonoi as për të pyetur si jam!
Dritare.net

"Me shëndet nuk jam aspak mirë. Kam probleme me veshkat, doktorët më kanë thënë që është e rrezikshme të operohem në këtë moment. Kam shumë dhimbje. Operacioni është i vështirë, kështu më kanë thënë mjekët. Por derisa të stabilizojmë me ilaçe problemet që kam në veshka, nuk do të operohem. Kjo nuk i dihet sa ditë zgjat".
Zonja Gjuzi tregoi për Dritare.net se policia kishte marrë në mesnatë dëshminë e zonjës Gjuzi, në lidhje me aksidentin, për së dyti herë.
Ndërsa familjarët i kishin thënë se në dëshminë që Bejleri kishte dhënë mbrëmjen e kaluar, në Komisariatin Nr.2, kishte thënë se nuk e kishte menduar se zonja ishte përplasur rëndë, ndaj ishte larguar.
Ndërkohë e aksidentuara në pritje të operacionit, thotë se nuk ka pasur asnjë telefonate nga Ilda Bejleri, për ta pyetur për gjendjen.
Prononcimi i plotë i zonjës Gjuzi për Dritare.net
"Me shëndet nuk jam aspak mirë. Kam probleme me veshkat, doktorët më kanë thënë që është e rrezikshme të operohem në këtë moment. Kam shumë dhimbje. Operacioni është i vështirë, kështu më kanë thënë mjekët. Por derisa të stabilizojmë me ilaçe problemet që kam në veshka, nuk do të operohem. Kjo nuk i dihet sa ditë zgjat.
Askush nuk më ka telefonuar apo ardhur në spital. E kam fjalën për gazetaren që më aksidentoi apo familjarët e saj. Mbrëmë në orën 01:00 të natës, policia erdhi dhe më mori sërish dëshminë. Familjarët më thanë që në dëshminë e saj në polici, kishte thënë se nuk e kishte menduar që zonja ishte rëndë, ndaj kishte ikur. Mua më ndihmuan dy çuna dhe më dërguan në spital. Ajo e bëri dhe iku. Nuk pa sa rëndë isha unë".
Dritare.net raportoi dje në mbrëmje se gazetarja e sportit, Ilda Bejleri, gjatë mesditës kishte aksidentuar një grua dhe më pas ishte larguar. Në prononcimin për Dritare.net, moderatorja nuk e pranoi këtë ngjarje, por më pas, tha se e gjitha ishte një inskenim.
Dritare.net, ishte media e parë, që mori dëshminë e zonjës së aksidentuar. Ajo edhe sot ndodhet në Spitalin e Traumës, ku si pasojë e aksidentit ka thyer këmbën./L.F-dritare.net

















