
Varianti i ri i Ilda Bejleri: Nuk mbaj përgjegjësi për njerëzit që rrëzohen në rrugë!
Dritare.net

Shtetasja e aksidentuar, ka folur për dritare.net dhe ka treguar variantin se Bejleri, është larguar pas aksidentit.
Por, e kontaktuar nga dritare.net Ilda Bejleri, në fillim e ka mohuar aksidentin, duke iu përgjigjur gazetarëve tanë: "Çfarë janë këto budalliqe se spo ju kuptoj?!"
"Nuk është e vërtetë, nuk kam bërë aksident"-ka qenë përgjigja tjetër e Bejlerit.
"Më fal por me çfarë të drejte njollosni emrin tim? Dhe shqetësoni familjarët e mi? Me këtë lajm pa asnjë bazë!" -ishte një tjetër përgjigje nga Bejleri për Dritare.net.
Por lajmi, jo vetëm që kishte bazë dhe burime të sigurta, por edhe vetë Ilda e pranoi pak orë më pas aksidentin, por duke thënë se gruaja e aksidentuar është rrëzuar vetë në tokë.
Në orët e vona të së mërkurës, Bejleri është shoqëruar në polici, dhe ajo tanimë është duke u hetuar penalisht në gjendje të lirë nga prokuroria e Tiranës.
Së fundmi, Bejleri ka reaguar përmes një postimi në "instastori" duke shkruar:“O ju mer-diat shqiptare. Për fatin tim të mirë kamerat janë hapur në polici, dhe është vërtetuar që makina ime ka qenë e ndaluar në momentin që zonja është rrëzuar në nxitim e sipër për të kaluar rrugën edhe pse semafori jeshil ishte i hapur për makinat. Kush ka ndonjë dyshim të shkojë të shohë videon në polici. Unë pyeta për zonjën në momentin e parë por më pas duke qenë se makina ime në momentin e rrëzimit nuk ishte në ecje e sipër nuk ndjeva që kisha bërë diçka për t’u ndjerë fajtore. Të gjitha makinat e tjera u larguan por unë qëndrova pak, por nuk ndjeva asnjë detyrim që të qëndroja më shumë se nuk mbaj përgjegjësi për njerëzit që rrëzohen në rrugë. Zonja për fat të mirë është shëndoshë e mirë, flini të qetë o njerëz”./ I.M-Dritare.net

















