Edhe pse për Dritare.net ajo në fillim e ka mohuar aksidentin, në orët e mbrëmjes së të mërkurës, Bejleri është shoqëruar në komisariatin numër.2 të Tiranës, ndërsa dosja tanimë ka kaluar në prokurorinë e Tiranës, dhe moderatorja do të hetohet në gjendje të lirë.
Sipas burimeve të policisë Ilda Bejleri, rreth orës 12:20 në bulevardin Gjergj Fishata, ka aksidentuar 64-vjeçaren dhe është larguar.
Dritare.net kontaktoj të mëkurëm me të plagosurën e cila ndodhet tanimë në spitalin e Traumës dhe pritet që sot të operohet.
“Më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi. Ia bëra me dorë. Më pa dhe vazhdoi. Makinat ndaluan të gjitha, veç Ilda Bejlerit. Nuk e njoh po i thirrën në emër të gjithë dhe i kërkuan të qëndronte. Ajo u tha: “Pse këtu kalohet?” Pastaj ata më ndihmuan, më morën në makinë ata që i thirrën vajzës të ndalonte dhe më çuan në spital. Këtu jam akoma. Me këmbë të thyer."-ka thënë e aksidentuara një ditë më parë për dritare.net
I.M-Dritare.net
https://dritare.net/flet-gruaja-e-aksidentuar-ilda-bejleri-me-hodhi-dy-metra-tutje-dhe-nuk-ndaloi/