

Sipas MM deri më tani sipërfaqja e tokës së përmbytur në Shkodër arrin deri rreth 2400 ha dhe 130 banesa të rrethuara nga uji.
Situata në gjithë qarkun është si më poshtë:
Bashkia Vau-Dejës
Njësia administrative Bërdicë: Ka pasur rreth 290 ha tokë të përmbytura.
Njësia administrative Dajç: Ka pasur rreth 780 ha tokë të përmbytura.
Në lagjen Zadrimë, Marinaj dhe Maçit në fshatin Shirq janë të izoluara nga prezenca e ujit 20 familje dhe në fshatin Mushan 5 familje.
Njësia administrative Ana e Malit: Ka pasur mbi 1200 ha tokë të përmbytura:
fshati Muriqan 420 ha;
fshati Oblikë 580 ha;
fshati Obot 200 ha.
Në fshatin Obot kalimi është bërë i mundur vetëm me varka përmes angazhimit të FA-së.
Njësia administrative Guri i Zi: konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore. Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.
Gjithsej në bashkinë Shkodër janë rrethuar nga uji rreth 130 banesa prej të cilave:
70 banesa në fshatin Obot;
15 banesa në fshatin Gorricë;
15 banesa në fshatin Shirq;
15 banesa në fshatin Mushan;
15 banesa në lagjen Livadhe./ I.M-Dritare.net

















