Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Për dy muaj Belgjika e ka parë diellin vetëm 30 orë e 26 minuta

Për dy muaj Belgjika e ka parë diellin vetëm 30 orë e 26
Periudha më e errët në histori, është konsideruar periudha nga data 1 dhjetor 2017 deri me 30 janar 2018 për Belgjikën, pasi sipas Institutit Meteorologjik, ky shtet gjatë dy muajve e ka parë dritën e diellit vetëm 30 orë e 26 minuta .

Në muajin dhjetor, Belgjika ka parë vetëm dhjetë orë e 31 minuta diellin, duke përjetuar muajin “më të errët” që nga viti 1934, kur sipas institutit dukshmëria e diellit ka qenë vetëm 9.3 orë.

“Dukshmëria e diellit në periudhën 1 dhjetor – 30 janar në Belgjikë ka qenë 30 orë e 26 minuta”, ka deklaruar Instituti meteorologjik.

Mungesa e diellit në Belgjikë ka shkaktuar edhe problem shëndetësore, pasi sipas ekspertëve 50 % e popullsisë atje vuajnë nga mungesa e vitaminës D, e cila sigurohet 80 %nga rrezet e diellit dhe 20 % nga ushqimet./ I.M-Dritare.net