Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vritet 31-vjeçari në qytetin e Vlorës!

Vritet  31-vjeçari në qytetin e Vlorës!

Ditën e sotme në qytetin e Vlorës janë rregjistruar të shtëna me armë zjarri, teksa një person ka humbur jetën. Sipas informacioneve paraprake të policisë, viktima është shtetasi me inicialet, T.GJ, 31 vjeç. Është bërë me dije se viktima, është qëlluar me breshëri kallashnikovi, nga një person i cili ka zbritur nga një makinë me xhama të zinj, në një moment që ai ka qenë në trotuar. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve./M.M-dritare.net