Voton gjithmonë i pari, Fadili nga Berati: Është bërë traditë për moshën tonë të respektojmë orarin e votimit!
E Diel 9 Nëntor 2025, 08:08
Dritare.net

Fadili, një zgjedhës nga Berati voton gjithmonë i pari. Ai mbërrin në qendrat e votimit në orën 07:00 për të hedhur votën në kutinë e votimit.
Ai thotë se është kënaqësi të marrësh pjesë në votim, ndërsa thekson se u është bërë traditë që të votojnë herët.
“Kënaqësi të marr pjesë në votime, sepse të votosh do të thotë të shërbesh dhe të respektohesh edhe veten, moshës sonë i është bërë si traditë, ta respektojmë votimin në orarin që është caktuar. Tani vjen familja, edhe vajza, edhe gruaja”, thotë ai për Report Tv./ dritare.net