
Roland Bejko flet për humbjen në Tiranë: Më braktisën deputetët e PD-së!
Dritare.net
Roland Bejko i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv tregoi se përse doli i katërti në zgjedhjet e 14 majit, ku kandidonte për Bashkinë e Tiranës, nën siglën e Partisë Demokratike, zyrtare. Bejko u shpreh se fushatën e tij e mbështetën veç dy deputetë demokratë, të tjerët e braktisën dhe kjo shkaktoi një mosbesim tek elektorati.
“Defekti i vetëm që pata, që nuk varej nga unë ishte reagimi brenda PD-së. Çorientimi i brendshëm krijoi edhe një mosbesim tek elektorati. Unë ngela në fund me dy deputetë që me shoqëronin, pavarësisht se unë thosha në fushatë që kam deputetë me vete. Kreshnik Çollaku dhe Oriola Pampuri më mbështeten dhe qëndruan deri në fund me mua, nuk më braktisën siç bënë të tjerët. Nuk kisha një trupë besnike që të më vinte mbrapa.”, tha Bejko në DritareTv./K.C/dritare.net

















