
Rama flet nga Gjermania: Sfidat e Evropës!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bavari të Gjermanisë, ku po mban fjalën në ceremoninë e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele”, ku çdo vit një i ftuar adreson temën e Europës.
Kreu i qeverisë shqiptare udhëtoi në Bavari një ditë më parë, ku u prit nga Kryeministri i Bavarisë, Markus Soder.
Kryeministri Rama: Europa, shtëpia jonë e përbashkët, gjendet edhe njëherë e rrethuar nga oshtama e armëve, frika e copëtimit dhe tundimi për ta harruar. Sonte muzika na bën ftesë të kujtojmë se Europa nuk ka qenë veç një traktat, as thjesht një Parlament. Europa ka qenë dhe duhet të mbetet një civilizim.
Në Shqipëri e dimë ç’tingull ka heshtja. Jetuam për dekada pas perdes së hekurt. E megjithatë, muzika e gjeti rrugën e vetë. E mbaj mend si fëmijë herë e parë që pashë Ludvig, jo në kinema, as me ngjyra, por bardhë e zi përmes një kutie të vogël në ekran, e kapur nga një antenë e paligjshme. /E.P-dritare.net

















