
Rama dëshmon sot në orën 12:00 në Komisionin Hetimor për Inceneratorët!
E Mërkurë 23 Shkurt 2022, 08:08
Dritare.net
Kur priten edhe pak ditë nga përfundimi i Komisionit Hetimor për Inceneratorët, sot do të dëshmojë në komision në orën 12:00, kryeministri Edi Rama. Vetë kryeministri Rama dje nga Durrësi, tha se me këtë komision u krijua mundësia për ata që duan të dëgjojnë dhe jo të shikojnë.
Opozita ka përdorur si kartën e saj më të fortë në betejën opozitare hetimet për inceneratorët, që i quan një aferë kriminale. Nga ana tjetër Lulzim Basha pak ditë më parë, kërkoi përkushtimin e deputetëve dhe që të sigurohen të kenë vëmendjen maksimale ditën që do të dëshmojë në komisionin hetimor Kryeministri Rama./M.T/dritare.net

















