Qindra kg kokainë të trafikuara, 400 mijë euro të sekuestruara. SPAK: Si u godit grupi i strukturuar!
Dritare.net

SPAK godet grupin “Rikthimi”: 10 të arrestuar, mes tyre edhe Rexhep Rraja
Prokuroria e Posaçme goditi një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge, duke ekzekutuar operacionin e koduar “Rikthimi”. Në total u vunë në pranga 10 persona, ndërsa 4 të tjerë u shpallën në kërkim. Hetimi është mbështetur në komunikimet e enkriptuara SkyECC, si dhe në bashkëpunimin me agjenci ligjzbatuese në disa shtete europiane.
Mes të arrestuarve është edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun e drogës dhe veprimtari në grup të strukturuar kriminal. Së bashku me të, u arrestuan edhe Përparim Rraja dhe Gazmir Rraja, duke bërë që pjesëtarë të familjes Rraja të rezultojnë të përfshirë në këtë dosje.
Të arrestuarit në operacionin “Rikthimi”:
Rexhep Rraja
Përparim Rraja
Gazmir Rraja
Aldo Gjini (Aldo Iamandi)
Jani Çavo
Islam Sefa (Islam Xaka)
Agim Nina (Lorenc Selmani)
Zamir Aliaj (Zamir Çoku)
Sokol Qaja
Marvin Bushati (Marvin Kopliku)
Në kërkim vijojnë të jenë: Bujar Sefa, Hajdar Sefa, Vildan Baroku dhe Ervis Shuli.
Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar 415 mijë euro, 7 mijë dollarë, 1 milion lekë, 11 telefona, tre automjete luksoze, një pistoletë Glock, fishekë, një jelek antiplumb, dylbi, një orë Rolex, si dhe dokumente të ndryshme që dyshohet se lidhen me trafikun e drogës.
Gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë, Marvin Bushatit iu gjet në banesë arma e zjarrit, për të cilën u arrestua edhe për armëmbajtje pa leje.
SPAK bën të ditur se grupi dyshohet të ketë trafikuar lëndë narkotike drejt Gjermanisë, Turqisë dhe BE-së, përmes rrjeteve të trafikut që kalonin nga Amerika e Jugut. Hetimet ndërkombëtare dokumentuan tre episode kryesore:
1.7 tonë marijuanë të sekuestruara në Mal të Zi
475 kg kokainë të kapura në Holandë
236 kg marijuanë të ndaluara në Turqi
Të gjitha këto ngarkesa dyshohet se kanë origjinën në Shqipëri.
SPAK njofton se po vijon puna për zbardhjen e roleve të plota të secilit anëtar, identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe për rrjetin financiar që ka mundësuar aktivitetin e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Në pranga, para drejtësisë, ose ende në kërkim, autoritetet thonë se operacioni “Rikthimi” është vetëm një pjesë e goditjeve që pritet të vijojnë kundër grupeve të trafikut që kanë operuar prej vitesh./K.C/dritare.net