Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Noteres i sekuestrohen 3 mln € pasuri

Noteres i sekuestrohen 3 mln € pasuri

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 18 pasuri me vlerë rreth 3 milionë euro, në pronësi të noteres 35-vjeçare, Sanja Telhallari, e dyshuar për pastrim parash dhe përfitime nga aktivitetet kriminale.

Mes tyre bie në sy një vilë dykatëshe në kompleksin luksoz “Rolling Hills”, e pajisur me pishinë dhe ambiente të tjera moderne. Gjithashtu, operacioni i koduar “Nënshkrimi” çoi në sekuestrimin e 12 pronave të tjera të paluajtshme në Tiranë, si apartamente dhe biznese, si dhe pesë llogari bankare ku u gjetën rreth 200 mijë euro.

Noteres i sekuestrohen 3 mln € pasuri

Hetimi ndaj Telhallarit nisi pas tentativës për vjedhjen e makinës së saj luksoze, një “Mercedes Benz G Class”, në zonën e Astirit në gusht 2023. Dyshimet e policisë se noterja nuk justifikonte pasuritë e shumta sollën nisjen e procedimit penal.

Nga verifikimet e deritanishme, rezulton se gjatë periudhës 2013–2024, ajo ka kryer dhjetëra transaksione për blerjen e apartamenteve, dyqaneve, garazheve dhe vilës luksoze, ndërkohë që të ardhurat e saj si notere nuk përputheshin me shumat e investuara.

Prokuroria dyshon se një pjesë e parave kanë origjinë të paligjshme dhe lidhen me ish-bashkëshortin e saj, Klodian Porja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar në Itali me 21 vite burg për shfrytëzim prostitucioni.

Në shënjestër të verifikimeve janë edhe prona të tjera në jug të vendit, të regjistruara me kontrata pronësie por jo me certifikata në emër të Telhallarit. Autoritetet dyshojnë gjithashtu për përfshirje të familjes së saj në aktivitete të paligjshme, si fajdet, lojërat e fatit dhe transaksionet e dyshimta.

Noteres i sekuestrohen 3 mln € pasuri

Vetë Telhallari është bërë shpesh pjesë e mediave për jetën e saj luksoze. Disa muaj më parë, vila e saj në “Rolling Hills” u grabit nga persona ende të paidentifikuar, të cilët morën sende me vlerë që dyshohet se arrinin deri në 500 mijë euro.

Noteres i sekuestrohen 3 mln € pasuri

Emri i familjes Telhallari është përmendur edhe në një konflikt të fundit me armë pranë zyrës elektorale të PSD-së në Tiranë, ku babai i saj, Arjan Telhallari, u la në “arrest shtëpie” për armëmbajtje pa leje, ndërsa vëllai i saj, Lorenc Telhallari, u lirua nga gjykata.

Hetimet për origjinën e pasurive vijojnë, ndërsa autoritetet thonë se sekuestrimi synon ruajtjen e aseteve deri në zbardhjen e plotë të çështjes./L.F-dritare.net