Na ndiqni edhe në

Politikë

Gjykata Kushtetuese regjistron kërkesën e Veliajt, ja kush është gjyqtarja e çështjes!

Gjykata Kushtetuese regjistron kërkesën e Veliajt, ja kush

Gjykata Kushtetuese ka caktuar gjyqtaren Sonila Bejtja si relatore për shqyrtimin e ankesës së ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me shkarkimin e tij nga detyra.

Veliaj ka depozituar pranë Kushtetueses një kërkesë për shfuqizimin e vendimit që e largoi nga posti, duke e konsideruar atë të paligjshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

Kujtojmë se kërkesa e ankimimit nga Erion Veliaj ka theksuar se Neni 62 i ligjit për vetëqeverisjen vendore nuk mund të zëvendësojë Nenit 115 të Kushtetutës, por duhet të interpretohet në përputhje me të./E.P-dritare.net