
Lotaria Amerikane/ Ambasada: Ja çfarë duhet të bëni!
Dritare.net
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, ka njoftuar të gjithë qytetarët shqiptarë, aplikues në Lotarinë Amerikane që të kontrollojnë nëse janë fitues, dhe të nisin sa më shpejtë procedurat për vizën nëse kanë rezultuar fitues.
Njoftimi i Ambasadës së SHBA:
Rezultatet e programit të Lotarisë së Vizave DV-2021 janë tashmë online. Ju mund të kontrolloni statusin e aplikimit tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikantit në faqen e internetit të Lotarisë në: https://dvlottery.state.gov/ duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit.
Kjo është mënyra e vetme për të kontrolluar nëse aplikimi juaj është përzgjedhur. Nëse aplikimi juaj është përzgjedhur, ju do të drejtoheni në një faqe konfirmimi, e cila do t’ju japë udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacionin mbi tarifat lidhur me emigrimin në Shtetet e Bashkuara. Nëse jeni përzgjedhur, ju nxisim të plotësoni sa më shpejt formularin për vizë DS-260./ I.M-Dritare.net

















