Ky është miliarderi kinez që humbi jetën në aksident, në Xibrakë!
Dritare.net

Një aksident i rëndë në aksin Librazhd–Përrenjas i ka marrë jetën biznesmenit kinez Li Jianhong, ndërsa katër persona të tjerë mbetën të plagosur. Ngjarja ndodhi më 27 prill pranë fshatit Xibrakë, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, ku viktima ishte drejtues i njërit prej tyre.
Sipas mediave në Kinë, Li Jianhong ishte një nga sipërmarrësit më të njohur në rajonin e Xinjiangut dhe themelues i grupit “Xinjiang Grand Scape”, një kompani me aktivitet në telekomunikacion, turizëm dhe menaxhim asetesh. Grupi ka arritur asete totale rreth 1.4 miliardë juanë (rreth 205 milionë dollarë), ndërsa vetëm në tre vitet e fundit ka regjistruar të ardhura prej afro 1.98 miliardë juanë.
Ai ishte gjithashtu një figurë e spikatur në zhvillimin e turizmit në zonë, duke themeluar edhe një nga resortet më të mëdha të skive në Kinë. Përveç biznesit, Li Jianhong njihej edhe për pasionin e tij për alpinizmin, duke realizuar ngjitje në disa nga majat më të larta në botë, përfshirë Everestin dhe K2./dritare.net