
Kursimi i energjisë/ Komisioni Evropian këshillon qytetarët: Ulni ngrohjen me 1°C!
Dritare.net
Në kohën kur shtatori po troket dhe kriza globale e energjisë elektrike nuk ka asnjë përmirësim duket se kursimi i energjisë do të jetë një refren që do ta dëgjojmë shpesh, jo vetëm në Shqipëri por në të gjitha vendet. Së fundmi ka qenë kryetarja e Komisionin Evropian, Ursula von der Leyen e cila në një postim të sajin në Twitter, ku edhe shpërndau një pjesë të masave të propozuara nga Komisioni për vendet anëtare të BE-së, bëri thirrje për kursim.
“Për shembull, ne mbyllim ngrohjen dhe ftohjen në shumicën e ndërtesave 1 orë më herët se më parë, duke kursyer 3% të përdorimit vjetor të energjisë. Po mbyllim edhe disa ndërtesa për verën dhe po lehtësojmë punën në distancë”, shkruan ajo duke dhënë shembullin e institucionit që drejton. Von der Leyen nënvizon se “rezultate mbresëlënëse” në kursimin e energjisë mund të arrihen edhe kur duam të ftohim dhomat në muajt e verës, duke theksuar se “në të gjithë BE-në aplikohen mënyra inteligjente të kursimit të energjisë”./M.T/dritare.net

















