Kur Tirana festonte ardhjen e pranverës me balona! Kujtime nga vitet ’86–’87!
E Shtunë 2 Maj 2026, 20:08
Dritare.net

Në një Tiranë krejt ndryshe nga ajo e sotmja, pranvera pritej me një gëzim të thjeshtë, por të paharrueshëm.

Në episodin e 13-të të ciklit “Kamera e Gjyshit” në DritareTV, mjeshtri i fotografisë Stefan Gajo rikthen pamje nga një traditë e bukur të viteve ’86–’87, kur fëmijët mbushnin fushën e Aviacionit për të lëshuar balona në qiell.

Fëmijët konkurronin mes tyre me entuziazëm: kush kishte krijuar balonën më të bukur dhe kush do ta ngrinte më lart.

Qielli i Tiranës bëhej një pikturë e gjallë, ndërsa kujtimet e asaj kohe mbeten sot një dëshmi e një fëmijërie të thjeshtë, por plot magji.