Ja si i përgjigjen protestuesit ftesës së Ramës për dialog!
E Martë 2 Qershor 2026, 19:07
Dritare.net
Një protestë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec po zhvillohet këtë të martë në Tiranë, e thirrur nga aktivistë dhe ambientalistë që kundërshtojnë projektin.
Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin Skënderbej dhe më pas u zhvendosën te Kryeministria, ku kërkojnë anulimin e projektit për ndërtimin e resortit në zonën e Zvërnecit.
Gjatë tubimit, krahas thirrjeve kundër investimit, pati reagime edhe ndaj ftesës së kryeministrit Edi Rama për një bashkëbisedim me një grup përfaqësuesish të protestuesve.
“Nuk ka dialog”, ishte përgjigjja në kor e disa prej të pranishmëve, të cilët shprehën kundërshtimin e tyre ndaj ftesës së kryeministrit Rama për dialog./K.C/dritare.net
