
Gjendet e vrarë me thikë një 50-vjeçare në Fier!
E Martë 8 Shkurt 2022, 09:09
Dritare.net
Një grua i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me thikë në Fier. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Sheq i Madh. Viktima e identifikuar si V. Mamaj, 50 vjeçe është gjetur këtë mëngjes e vrarë në banesë nga bashkëshorti. Pas njoftimin në sallën operative nga kunati i viktimës policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen ekspertizën për të përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarje të rendë. Ende nuk dihen motivet që e kanë çuar të marrë këtë vendim fatal për jetën./M.T/dritare.net

















