Geraldina Sposa, ka një dhuratë për vajzat e stafit mjekësor që kanë plan të martohen!
E Mërkurë 25 Mars 2020, 12:12
Dritare.net
Në këtë kohë të vështirë në të gjithë botën, të gjithë ndjehen mirënjohës ndaj stafit mjekësor, i cili është në ballë të parë në këtë luftë. Por Geraldina Sposa, falënderimin për ta, do ta bëjë në një mënyrë krejt të veçantë.
Për të gjitha vajzat e stafit mjekësor, që sot po luftojnë për të shpëtuar jetë, ka një dhuratë speciale.
Çdo kush prej tyre, që ka planifikuar një dasmë deri në fund të këtij viti, do të marrë falas fustanin e nusërisë.
Si funksionon kjo?
Nëse jeni farmaciste, mjeke, infermiere, apo asistente/punonjëse kontribuuese në përballjen e kësaj krize dhe punoni në spital apo farmaci deri në fund të Qershorit 2020, mund të zgjidhni fustanin tuaj të nusërisë në koleksionin e “Dashurisë” së Geraldina Sposa. Ky koleksion është selektuar tashmë dhe përbëhet nga veshje nusërie të firmës spanjolle Pronovias, që gjendet në dyqanin e Geraldina Sposa në Tiranë.
Çfarë ju duhet për të marrë pjesë?
Ju duhet një kopje e kontratës suaj të punës, e cila vërteton që ju jeni punonjëse e Spitaleve të mësipërme, shoqëruar me një vërtetim nga puna, që e keni ushtruar këtë profesion gjatë periudhës mars-qershor 2020./L.F-dritare.net