
Shqipëria zbret këtë të enjte në fushën e “Europa Point Stadium” për të zhvilluar një miqësore historike ndaj Gjibraltarit, e para mes dy kombëtareve. Takimi, që nis në orën 18:00, i shërben trajnerit Sylvinho si një test i rëndësishëm për të parë gjendjen e kuqezinjve para sfidës vendimtare të 9 shtatorit kundër Letonisë në Tiranë, e vlefshme për Grupin K të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Në këtë grumbullim, tekniku brazilian nuk ka në dispozicion disa emra të rëndësishëm për shkak dëmtimesh, Ylber Ramadani, Ernest Muçi dhe Elhan Kastrati, ndërsa surpriza më e madhe ishte largimi i Adrian Bajramit drejt Zvicrës. Për t’i mbushur boshllëqet, Sylvinho ka thirrur lojtarë si Simon Simoni, Enis Çokaj, Maldini Kacurri dhe Cristian Shpendi, të cilët do të kenë shansin të tregojnë vlerat e tyre.
Formacionet zyrtare:
Gjibraltar (4-3-3): Banda; Jolley, Torrilla, Lopes, McClafferty; Scanlon, Valarino, Pozo; Richards, Del Rio, De Barr Trajner: Soctt Wiseman
Shqipëria (4-3-3): Dajsinani; Hysaj, Kacurri, Kumbulla, Aliji; Pajaziti, Medon Berisha, Nedim Bajrami; Asani, Broja, Daku Trajner: Sylvinho/K.C/dritare.net

















