
Ku do të luajë Muçi këtë sezon? Zbulohet një detaj nga Turqia
E Premte 5 Shtator 2025, 18:06
Dritare.net
Mediat turke raportojnë se Ernest Muçi është pranë një huazimi te Trabzonspor. Sipas “Sports Digitale”, Besiktasi ka arritur një marrëveshje për t’i dhënë yllin shqiptar në huazim për një sezon.
Aktualisht, Muçi dhe drejtuesit e Trabzonspor po diskutojnë detajet e kontratës, me qëllim që huazimi të finalizohet dhe gjithçka të jetë e gatshme para nisjes së kampionatit.
24-vjeçari i Kombëtares Shqiptare ishte përfshirë në listën për ndeshjet e shtatorit, por për shkak të një dëmtimi, trajneri Sylvinho vendosi ta zëvendësonte me Kristian Shpendin./K.C/dritare.net

















