Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Joe Biden kryen ndërhyrje për kancer të lëkurës, pak muaj pas zbulimit të kancerit të prostatës

Joe Biden kryen ndërhyrje për kancer të lëkurës, pak

Ish-presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale për kancer të lëkurës, konfirmoi zëdhënësi i tij. Ende nuk dihet saktësisht data e operacionit, por pamjet nga fundi i gushtit treguannjë plagë në kokë, pas daljes nga një kishë në Delaware.

Sipas NBC News, Biden po rikuperohet mirë. Ai iu nënshtrua kirurgjisë Mohs, një procedurë që heq shtresë pas shtrese indet e prekura deri në eliminimin e qelizave kancerogjene.

Në vitin 2023, Biden kishte hequr një karcinomë bazale nga kraharori, ndërsa bashkëshortja e tij, Jill, iu nënshtrua të njëjtës ndërhyrje për dy lezione në fytyrë dhe kraharor.

Përveç kësaj, në maj të këtij viti Biden zbuloi se vuan nga kanceri i prostatës në stadin e katërt, i cili është përhapur në kocka dhe vlerësohet me Gleason 9, një formë agresive sipas Cancer Research UK. Megjithatë, mjekët thanë se kanceri është i ndjeshëm ndaj hormoneve, gjë që e bën të menaxhueshëm me trajtime të përshtatshme./L.F-dritare.net