Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vrasja e Fatbardh Liçit/ GJKKO i zgjat burgimin ish-të dashurës së Safet Bajrit

Vrasja e Fatbardh Liçit/ GJKKO i zgjat burgimin ish-të dashurës

Gjykata e Posaçme ka vendosur të zgjasë me tre muaj masën e sigurisë “arrest në burg” për Eria Agon, ish-të dashurën e Safet Bajrit, e cila po hetohet nga SPAK për përfshirje në vrasjen e Fatbardh Liçit në Shkodër në vitin 2018.

Ago qëndron në paraburgim që nga shkurti si e dyshuar për “përkrahje të autorit të krimit”. Sipas SPAK, ajo dyshohet se ka ndihmuar Astmer Bilalin të largohej nga Shkodra pas ekzekutimit të Liçit, duke e transportuar me një “Mercedes” të kapur nga kamerat e sigurisë.

Gjatë seancës gjyqësore, avokati i saj, Erion Kullolli, kërkoi lirimin e klientes, duke argumentuar se nuk ka prova që ajo të ketë qenë në Shkodër ditën e vrasjes dhe se nuk ka pasur dijeni për veprimet e të njohurve të saj.

Sipas SPAK, Eria Ago udhëtoi nga Tirana drejt Shkodrës në shoqëri të Safet Bajrit dhe Astmer Bilalit. Pas krimit, Safet Bajri mbeti në Shkodër, ndërsa Bilali dyshohet se u largua drejt kryeqytetit bashkë me Agon.

Paraburgimi i saj është zgjatur deri më 26 nëntor 2025, pasi hetimet nuk janë përfunduar ende./K.C/dritare.net