Na ndiqni edhe në

Sport

Një penallti shpëton kuqezinjtë në Gjibraltar

Një penallti shpëton kuqezinjtë në Gjibraltar

Shqipëria ka triumfuar me rezultatin 0-1 në miqësoren e luajtur përballë Gjibraltarit, falë një penalltie të shndërruar në gol nga Jasir Asani.

Takimi, i zhvilluar në “Europa Point Stadium” nisi me një ritëm të ulët, me raste të pakta për të dyja skuadrat. Kuqezinjtë tentuan disa herë nga distanca me Asanin dhe Berishën, por portieri vendas mbajti rrjetën të paprekur.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 69’, kur Shqipëria fitoi një 11-metërsh pas një prekjeje me dorë të topit në zonë, dhe Jasir Asani nuk gaboi nga pika e bardhë.

Në pjesën e mbetur, skuadra e drejtuar nga Sylvinho u përpoq të shënonte edhe golin e dytë, por mbrojtja e Gjibraltarit qëndroi e fortë.

Me këtë fitore minimale, Shqipëria shpëtoi nga një surprizë e pakëndshme dhe tani përqendrohet te ndeshja e radhës kundër Letonisë në Tiranë, e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit 2026./K.C/dritare.net