
Politika si spektakël: Nga kopshti i Ramës te unaza e Gridës
Dritare.net
Mbrëmë te dy emisionet kryesore politike ne vend, në dy ekranet e medha, e nisën sezonin me spektakël.
Blendi Fevziu, gazetari veteran i debatit politik, e çoi Opinionin në kopshtin e Kryeministrisë. Jo Rama në studio, por Fevziu në hapësirën personale të kryeministrit. Intervista ishte më shumë një skenografi force, një shfaqje e menduar për t’u parë, sesa një përballje politike.
Kopshti, ambienti i gjelbër, karriget jeshile– gjithçka të kujtonte më shumë një skenë të kuruar televizive sesa një ballafaqim pyetje përgjigje, nga ato të shkuara të harruara në emisionin e fundit, me Ramën në studion e Fevziut.
Në anën tjetër, Top Channel hapi emisionin e tij politik me një zgjedhje edhe më të qartë spektakli: moderatorja, ish-politikane karizmatike por e re në drejtimin e një emisioni politik, ftoi partnerin e saj, politikan, si të ftuar të parë.
Biseda nisi me shprehje të kënaqësise intime, ku politika dhe të ftuarit e tjerë, ishin sfond i asaj “unaze” live.
Mbrëmja e djeshme është shprehja e gjithë çfarë do të presim, gjatë vitit, nga dy emisionet kryesore të Klan TopChannel.
Dy spektakle televizive dhe politika "të dua për sfond"./ Dritare Tv

















