Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

“Kisha vdekur, nuk e dija”, Anila Jole interpreton në festivalin e Gjergj Lekës, një këngë me mesazhe të forta për kohën ku jetojmë

“Kisha vdekur, nuk e dija”, Anila Jole interpreton në


Drejtoresha e News24, gazetarja Anila Jole shkëlqeu këtë vit në festivalin e kompozitorit të njohur Gjergj Leka, duke interpretuar një këngë që u prit shumë mirë nga publiku.

Teksti i fuqishëm i Agim Doçit me një dimension reflektues dhe filozofik flet për hipokrizinë, sfidat e shoqërisë dhe marrëdhënien e pastër me Zotin.

“Kisha vdekur, nuk e dija”, Anila Jole interpreton në

Muzika e Gjergj Lekës arriti të balancojë këtë thellësi, duke e bërë këngën të gjallë dhe emocionuese, pa u kthyer në një këngë qaramane apo funebre.

Performanca e Joles, me lëvizje dhe ekspresivitet të pasur, pasqyroi çdo nuancë emocionale të vargjeve, duke krijuar një përjetim të thellë për të dhe për publikun.

“Kisha vdekur, nuk e dija”, Anila Jole interpreton në

Anila falënderoi maestro Lekën për besimin dhe mundësinë që t’i jepte jetë një krijimi kaq të fuqishëm, duke e cilësuar këtë përvojë si një nga momentet më të veçanta artistike të saj.

Në fund, kjo këngë kujton se jeta dhe vetëdija janë më shumë se ekzistencë; janë reflektim, zgjedhje dhe guxim për të përballuar të vërtetat e hidhura, duke gjetur dritën në mes të errësirës së kohës që jetojmë./dritare.net

“Kisha vdekur, nuk e dija”, Anila Jole interpreton në