Na ndiqni edhe në

Moti

Si do të jetë moti këtë fundjavë!

Si do të jetë moti këtë fundjavë!

Fundjava që na pret do të jetë ideale për pushime dhe udhëtime, pasi moti parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sipas të dhënave meteorologjike, temperaturat do të mbeten të larta gjatë ditës, por netët dhe mëngjeset do të sjellin freski.

E shtunë, 6 shtator: Moti do të jetë me diell në të gjithë vendin. Temperaturat maksimale pritet të ngjiten deri në 32°C në Tiranë dhe zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore do të variojnë rreth 24–26°C. Minimalet e natës do të zbresin në 16–17°C, duke ofruar kushte të freskëta.
E diel, 7 shtator: Vijon i njëjti stabilitet atmosferik, me kthjellime dhe temperatura shumë pranë vlerave të së shtunës. Maksimumet do të arrijnë deri në 31°C, ndërsa minimalet mbeten në kufirin e 17°C.
Kushtet e favorshme atmosferike do t’i japin mundësi qytetarëve të shijojnë fundjavën si në bregdet, ashtu edhe në mal. Nuk parashikohen reshje, ndërsa era do të fryjë e lehtë, duke e bërë klimën më të këndshme.

Pra, kjo fundjavë është një ftesë për të gjithë ata që duan të kalojnë kohë në natyrë, pranë detit apo në qytet, pa u shqetësuar nga ndryshime të papritura të motit./K.C/dritare.net