Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dalin pamjet! Kështu u fut i armatosuri në hotelin ku ndodhej Trump!

Dalin pamjet! Kështu u fut i armatosuri në hotelin ku ndodhej Trump!

Pamje të reja të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA tregojnë momentin kur një person i armatosur kalon me shpejtësi një pikë kontrolli sigurie në hotelin Washington Hilton.

Sipas prokurorëve, i dyshuari, Cole Tomas Allen, 31 vjeç, arriti të depërtojë në zonë për vetëm katër sekonda, duke mbajtur një armë me tytë të gjatë. Pamjet tregojnë një agjent sigurie që hap zjarr në drejtim të tij, ndërsa mbetet e paqartë nëse është goditur.

Ngjarja ndodhi gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duke shkaktuar panik dhe evakuimin e menjëhershëm të Trump, zëvendëspresidentit JD Vance dhe zyrtarëve të tjerë.

Sipas autoriteteve, Allen ishte i armatosur me një pistoletë gjysmëautomatike, një pushkë gjahu dhe tre thika. Ai dyshohet se kishte qëndruar në hotel një ditë më parë, duke vëzhguar zonën dhe lëvizjet e sigurisë.

Prokurorët pretendojnë se i dyshuari ka qëlluar drejt një oficeri të Shërbimit Sekret nga një distancë e afërt, ndërsa oficeri është goditur në jelekun balistik, pa pësuar plagë të rënda. Megjithatë, rrethanat e sakta të të shtënave mbeten ende nën hetim.

I dyshuari u neutralizua dhe u arrestua në vendngjarje. Ai përballet me akuza për tentativë vrasjeje ndaj presidentit, si dhe për përdorim të armëve të zjarrit në një krim të dhunshëm, vepra që parashikojnë dënime të rënda deri në 10 vite burg./BBC