Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Heroi shqiptar që shpëtoi një dele në Greqi, fotoja e tij ndër më të mirat e vitit 2025 sipas BBC-së

Heroi shqiptar që shpëtoi një dele në Greqi, fotoja e tij

Olsien Muçobega, 33-vjeçari shqiptar që u bë simbol i humanizmit gjatë zjarreve në rajonin e Patrës në Greqi në gusht, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Ai u shfaq duke transportuar një dele në krah mbi motor, duke e shpëtuar nga flakët që përfshinë zonën.

Fotografia emocionuese e tij është përzgjedhur nga BBC si një nga 12 fotot më të mira të vitit 2025. Në imazh, Muçobega shihet duke kaluar mes tymit dhe flakëve me dele në krah, një akt heroizmi që ka tërhequr vlerësime nga e gjithë bota.

Heroi shqiptar që shpëtoi një dele në Greqi, fotoja e tij

BBC shkruan për foton:

"Shpëtimi i deles, Patra, Greqi! Në sfondin e tymit të dendur që u ngrit nga zjarret që goditën Patran në gusht, një burrë mbi motor shihet duke shpëtuar një dele. Ky veprim na kujton përshkrimet e hershme të Bariut të Mirë, në katakombet romake të shekullit të 2-të dhe 3-të, ku Krishti mban mbi shpatulla një kafshë të pambrojtur. Ky motiv, që kalon përmes kohërave, qoftë në fresko apo fotografi, tregon fuqinë e përhershme dhe simbolike të heroizmit.", shkruan BBC.

Ky akt i thjeshtë, por i fuqishëm, ka rikthyer besimin në humanizëm dhe heroizëm në sy të botës, duke treguar se guximi dhe dhembshuria nuk kanë kufij.

Heroi shqiptar që shpëtoi një dele në Greqi, fotoja e tij

Nga murgjit që luten dhe notarët që zhyten te shiu i meteorëve dhe varri i Papa Françeskut, në galerinë më poshtë gjeni 12 nga imazhet më tërheqëse dhe më të paharrueshme të vitit deri më tani sipas BBC-së. /K.C/dritare.net