
Gazetari Flogert Muça: Veliaj i sigurt në Bashkinë e Tiranës!
E Premte 5 Shtator 2025, 00:12
Dritare.net
Në emisionin “Dekalog” me Roland Qafokun në DritareTV, analisti Flogert Muça komentoi mbi mundësinë e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, duke u shprehur se ky skenar nuk është i mundur.
"Nuk besoj se do të ketë zgjedhje për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Zgjedhje ka vetëm në një rast, nëse Erion Veliaj jep dorëheqjen. Nëse Veliaj shkarkohet, ai do ta çonte çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe do të rikthehej menjëherë në detyrë. Pra, është një betejë e humbur me Veliajn.”, tha Muça./K.C/dritare.net

















