Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dosja “Bankers Petroleum”/ Apeli lë në burg CEO-n kinez dhe ish-drejtorin Çobo

Dosja “Bankers Petroleum”/ Apeli lë në burg CEO-n kinez

Gjykata e Apelit në Tiranë konfirmoi sot masat e sigurisë për disa prej të akuzuarve në dosjen e evazionit fiskal të kompanisë “Bankers Petroleum”.

Me vendimin e sotëm, u konfirmuan dy masa “arrest me burg” për CEO-n kinez, Hong Ping Xiao, dhe ish-drejtorin Leonidha Çobo. Ndërkohë, Lianyi Wang, Ardit Kero, Flavia Capon dhe Kledi Xhani mbeten nën masën e “arrestit në shtëpi”.

Gjykata zbuti masën për Diona Gogën, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”. Po ashtu, për Majlinda Thanën, Matilda Ibraliun dhe Erton Ademajn u hoq kufizimi për të udhëtuar jashtë vendit, duke i lënë vetëm me masën e “detyrimit për paraqitje”.

Ky vendim vjen pas seancës së zhvilluar në Apel, ku avokatët e të akuzuarve kishin ankimuar masat e sigurisë të dhëna nga Gjykata e Fierit në korrik./K.C/dritare.net