

Një bisedë telefonike midis presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky u zhvillua pasditen e e mërkurë, 6 gusht 2025, disa orë pas takimit tre‑orësh të dërguarit të posaçëm të Trump, Steve Witkoff, me presidentin rus Vladimir Putin në Kremlin.
Sipas burimeve nga media ukrainase Ukrainska Pravda, Zelensky filloi bisedën menjëherë pas përfundimit të takimit të Witkoff me Putinin . Qëllimi kryesor i bisedës ishte ndërrimi i informacionit dhe vlerësimeve ndaj përpjekjeve diplomatike. Trump kërkon një armëpushim të menjëhershëm nga Rusia brenda afatit të vendosur, ndërsa Ukraina synon mbështetje të qëndrueshme ushtarake dhe politike.
Ndërkohë, takimi Witkoff–Putin u përshkrua nga Kremlini si “i dobishëm dhe konstruktiv” dhe përfshiu “sinjale” të shkëmbyera mbi krizën ukrainase dhe perspektivën e një bashkëpunimi strategjik midis Uashingtonit dhe Moskës
Afati i vendosur nga Trump për një armëpushim përfundon të premten, dhe ai ka kërcënuar me sanksione të ashpra për Rusinë dhe vende të tjera që vazhdojnë të blejnë naftë ruse, si India e Kina./E.P-dritare.net-
Ky lajm u mor nga The Guardian dhe u përshtat nga Dritare TV.

















