Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aleksandër Xhuvani, 16-vjeçari që po i jep drejtim të ri autobusëve të Tiranës

Aleksandër Xhuvani, 16-vjeçari që po i jep drejtim të ri

Në një qytet si Tirana, ku transporti urban shpesh është burim stresi dhe pasigurie për qytetarët, një djalë 16-vjeçar ka vendosur të bëjë ndryshimin. Quhet Aleksandër Xhuvani, dhe në vend që të ankohej për vonesat apo mungesën e informacionit, ai krijoi TIR, një aplikacion inovativ që ndihmon qytetarët të lëvizin më lehtë me autobus.

Ideja lindi kur ai ishte vetëm 14 vjeç, ndërsa përpiqej të gjente mënyrën më të shpejtë për të lëvizur në Tiranë. Pa një hartë të saktë, pa orare dhe pa një aplikacion informues në gjuhën shqipe, Aleksandri vendosi të ndërtojë vetë zgjidhjen që mungonte.

Aleksandër Xhuvani, 16-vjeçari që po i jep drejtim të ri

Pas më shumë se një viti punë, ai solli TIR, një aplikacion që në pak sekonda të tregon se nga cili stacion të nisesh, cilin autobus të marrësh dhe ku të ndalesh. I disponueshëm në shqip dhe anglisht, aplikacioni është menduar si një ndihmë për qytetarët, por edhe për turistët që vizitojnë kryeqytetin.

Aleksandër Xhuvani, 16-vjeçari që po i jep drejtim të ri

TIR nuk është thjesht një projekt shkollor. Është një kontribut real për jetën publike në Tiranë dhe një shembull frymëzues për të rinjtë shqiptarë që duan të bëjnë ndryshim. Aplikacioni po promovohet gjithnjë e më shumë dhe ka marrë vlerësime të larta nga studentë, mësues dhe përdorues të përditshëm të autobusëve.

Aleksandër Xhuvani nuk është vetëm një nxënës me ide brilante, por një qytetar aktiv që na kujton se ndryshimi nis me një ide dhe shumë pasion. Dhe në këtë rast, me një aplikacion që na udhëzon drejt destinacionit – jo vetëm në rrugët e Tiranës, por edhe drejt një Shqipërie më të mençur, më praktike dhe më e përgatitur për të ardhmen./dritare.net