
Me një superjaht luksoz me vlerë 485 milionë dollarë, Leonardo DiCaprio dhe Jeff Bezos pushime në Ibiza!
Dritare.net

Leonardo DiCaprio dhe supermodelja italiane Vittoria Ceretti kanë mbërritur në Ibiza për pushimet verore por këtë herë nuk janë vetëm. Çifti është parë në një dalje “double-date” me miliarderin Jeff Bezos dhe bashkëshorten e tij Lauren Sánchez, që po udhëtojnë në Mesdhe me superjahtin e tyre luksoz Koru, që vlen rreth 485 milionë dollarë.
Të katërt zbarkuan në brigjet shkëmbore të Ishullit të famshëm spanjoll, për një darkë elegante në restorantin Amalur Ibiza. Edhe pse terreni ishte i vështirë, dy zonjat treguan se stili nuk lë hapësirë për kompromis: Lauren Sánchez në një fustan të shkurtër krem dhe taka të larta, ndërsa Vittoria Ceretti me një veshje minimaliste në ngjyrë të zezë dhe taka të ulëta elegante.
Jeff Bezos kishte zgjedhur një look veror me një polo të bardhë, pantallona chino dhe atlete të bardha. Ndërkohë, DiCaprio si gjithmonë i rezervuar, në të zeza dhe me kapelen e tij karakteristike.
Kjo dalje ishte takimi i parë publik mes çifteve që nga martesa luksoze e Jeff dhe Lauren në Venecia, në qershor, ku DiCaprio dhe Ceretti ishin ndër të ftuarit VIP./E.P-dritare.net

















