
Dita më e shkurtër në histori. Çfarë do të ndodhë sot në Tokë!
Dritare.net
Sot pritet të jetë një nga ditët më të shkurtra në historinë e planetit tonë, pasi do të humbasim rreth 1.25 milisekonda nga cikli i zakonshëm 24-orësh, sipas parashikimeve të shkencëtarëve.
Kjo zhvendosje e vogël vjen si pasojë e ndryshimeve në rrotullimin e Tokës, të cilat ndodhin kryesisht për shkak të forcës gravitacionale të Hënës. Edhe pse ky ndryshim është i papërceptueshëm për njeriun, ekspertët paralajmërojnë për pasoja serioze në të ardhmen.
Nëse Toka vazhdon të rrotullohet me ritme gjithnjë e më të shpejta, forca centrifugale mund të shtyjë oqeanet drejt ekuatorit, duke shkaktuar rritje të nivelit të detit dhe duke kërcënuar qytetet bregdetare që janë tashmë të rrezikuara nga përmbytjet.
Sipas skenarëve më të zymtë, nëse rrotullimi përshpejtohet më tej, dita mund të shkurtohet deri në 22 orë. Një ndryshim i tillë do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në ciklet e gjumit, rrezikun për atak në zemër, dhe balancën biologjike të miliarda njerëzve në mbarë botën.
Por nuk mbaron me kaq. NASA paralajmëron se një rrotullim më i shpejtë i Tokës mund të sjellë stuhi më të fuqishme. Uraganet, për shembull, mund të bëhen shumë më të dhunshme, për shkak të shtimit të efektit të Coriolis, i cili ndikon në fuqinë dhe drejtimin e stuhive tropikale.
“Ato pak milisekonda që humbasim sot, mund të kthehen në kaos nesër”, thonë ekspertët.
Ndërsa për momentin nuk ka asgjë për t’u ndjerë fizikisht, shkencëtarët po e ndjekin me kujdes këtë fenomen, duke kërkuar të kuptojnë më mirë ndikimet e tij në jetën dhe klimën tonë në planetin që na mban gjallë./K.C/dritare.net

















