Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Si e ndryshoi një picë, historinë e videolojërave

Si e ndryshoi një picë, historinë e videolojërave

45 vite më parë, një copë picë frymëzoi japonezin Toru Iwatani për të krijuar një nga ikonat më të mëdha të videolojërave: Pac-Man. Loja e famshme, ku një qenie e verdhë dhe e pangopur shmang fantazmat në labirinte të errëta duke “ngrënë” monedha, ka lënë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në industrinë e lojërave, por edhe në kulturën pop dhe shkencën.

Si e ndryshoi një picë, historinë e videolojërave


Fillimisht e quajtur “Puck-Man” në Japoni, Pac-Man është loja me monedha më e suksesshme e të gjitha kohërave, duke gjeneruar mbi 14 miliardë dollarë të ardhura. Ajo ndryshoi peizazhin e lojërave duke ofruar një alternativë ndaj titujve të dhunshëm të kohës, si Asteroids apo Space Invaders, dhe u bë e dashur për të dyja gjinitë.

Si e ndryshoi një picë, historinë e videolojërave


Pac-Man nuk ishte vetëm argëtim. Ai ka ndihmuar edhe kërkimet shkencore: nga testimi i strategjive të trurit te studimet mbi primatët që luanin lojën, e deri te përdorimi në rezonancë magnetike për të kuptuar emocionet dhe vendimmarrjen.

Përmes përditësimeve moderne si loja e re Shadow Labyrinth, Bandai Namco synon të afrojë brezat e rinj me këtë figurë klasike. Edhe pse pa zë dhe me një thjeshtësi të qëllimshme, Pac-Man vazhdon të mbijetojë falë nostalgjisë, personalitetit të karaktereve dhe lidhjes emocionale që krijon me lojtarët.

45 vite pas lindjes nga një picë, Pac-Man mbetet një simbol i përjetshëm i fëmijërisë, guximit dhe kulturës globale të lojërave./K.C/dritare.net