Na ndiqni edhe në

Horoskop

Horoskopi i datës 7 gusht, nga Branko!

Horoskopi i datës 7 gusht, nga Branko!

Dashi

Kjo energji e bukur që keni në trup duhet të përdoret me mençuri, duke shmangur përplasjet me mjedisin përreth. Përpiquni të sqaroheni me një koleg apo me një epror, por pa shpërthyer në nerva. Është e njohur që diplomacia nuk është pika juaj e fortë, por ndonjëherë është e nevojshme të bëni një përpjekje.

Demi

Ka disa zgjedhje të guximshme që duhet t’i bëni, sidomos për të dalë nga rutina e zakonshme dhe për të lehtësuar barrën e përgjegjësive që rëndojnë mbi ju. Merrni kohë për të bërë vlerësime, sidomos në aspektin sentimental. Nëse diçka nuk funksionon me partnerin, është më mirë të flisni hapur.

Binjakët

Së shpejti mund të merrni një lajm që do t’ju ndihmojë të bëni një kthesë pozitive, ndoshta në lidhje me para që prisnit ose me një çështje burokratike. Në dashuri, do të ndihmonte pak më shumë spontanitet dhe lehtësi për të jetuar në harmoni me partnerin. Së fundmi, monotonia ju ka lodhur.

Gaforrja


Sipas horoskopit të ditës, disa vendime që keni marrë kohët e fundit nuk janë kuptuar nga të gjithë dhe ndoshta kanë lënë të habitur edhe ju. Ndoshta është momenti për të reflektuar mbi situatën aktuale dhe për të ndryshuar drejtim, për të mos lënduar ndjeshmërinë e të tjerëve.

Luani


Fuqia juaj duhet përdorur me maturi dhe pa arrogancë, ndryshe rrezikoni përplasje me të tjerët. Yjet ju këshillojnë të flisni më pak dhe të dëgjoni më shumë, sidomos ata që kanë më shumë përvojë dhe dijeni se ju.

Virgjëresha

Ndonjëherë do të mjaftonte të vendosnit qëllime konkrete dhe realiste për të shijuar më shumë jetën dhe për të shmangur zhgënjimet. Të jeni tepër kërkues nuk sjell dobi dhe ju ekspozon ndaj situatave të sikletshme apo zhgënjimeve të mëdha. Një bisedë e qetë në familje mund t’ju ndihmojë të dilni nga një situatë stresuese.

Peshorja

Kjo është dita e duhur për të forcuar një lidhje apo ndjenjë. Edhe një gjest i vogël, i pa detyruar, mund të vlerësohet nga ata që keni pranë. Përpiquni të menaxhoni me kujdes çdo situatë të ndërlikuar, duke vlerësuar mirë të mirat dhe të këqijat para se të reagoni.

Akrepi


Nëse së fundmi ka pasur keqkuptime në familje apo me partnerin, ndoshta është koha për të organizuar një takim sqarues, për të shmangur që situatat negative të rrënjosen dhe përkeqësohen. Po zbuloni veten si më të ndjeshëm, dhe kjo nuk duhet parë domosdoshmërisht si diçka negative.

Shigjetari

Keni dëshirë të lini pas të gjitha ato situata që ju kanë shkaktuar shumë dhimbje. Nuk është gjithmonë e mundur ta bëni këtë menjëherë, por me durim dhe këmbëngulje do të arrini së shpejti të ndryshoni drejtim dhe të gjeni rrugën drejt qetësisë.

Bricjapi

Yjet e momentit ju ofrojnë një mbështetje të mirë për të planifikuar gjërat që duhet të bëni në të ardhmen dhe për të marrë vendime drastike, duke larguar nga jeta juaj situata apo njerëz që kanë qenë të dëmshëm për interesat tuaja. Ndiqni vetëm logjikën tuaj dhe mos lejoni të ndikohemi nga të tjerët.

Ujori

Mos bëni gabimin të mbylleni në vetvete nëse së fundmi kanë ndodhur situata që ju kanë vënë në vështirësi. Përpiquni të zgjidhni mirë fjalët nëse keni vendosur të zhvilloni një bisedë sqaruese me një person që ju ka shkaktuar shumë probleme kohët e fundit.


Peshqit

Sipas parashikimeve të Branko-s, në këtë fazë të jetës suaj ndjeshmëria mund t’ju luajë ndonjë lojë të keqe. Nëse me partnerin jeni në një periudhë krize, ndoshta është më mirë të bëni disa reflektime ose të kërkoni një sqarim të qartë. Nuk mund të shtyni më situata që për ju janë burim stresi./E.P-dritare.net