Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aksident tragjik në rrethrrotullimin e Levanit, një viktimë dhe katër të plagosur rëndë

Aksident tragjik në rrethrrotullimin e Levanit, një viktimë dhe

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në rrethrrotullimin e Levanit, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes së fortë, një person ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë janë plagosur rëndë.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë tre autoambulanca dhe forca të shumta policie.

Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar qarkullimin në këtë segment rrugor tepër të frekuentuar. Deri më tani, nuk ka të dhëna zyrtare mbi identitetin e viktimës apo gjendjen e saktë të të plagosurve./K.C/dritare.net