Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Apeli vendos sot për masat e sigurisë ndaj 10 të arrestuarve në dosjen "Bankers Petroleum"

Apeli vendos sot për masat e sigurisë ndaj 10 të arrestuarve

Ditën e sotme në orën 10:00, Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë do të japë vendimin për masat e sigurisë ndaj 10 të arrestuarve në skandalin e evazionit fiskal të kompanisë “Bankers Petroleum”. Masat janë ankimuar nga avokatët e të dyshuarve, ndërsa 4 persona të tjerë të përfshirë në dosje vijojnë të jenë në kërkim.

Seanca e apelimit, që u zhvillua dje, zgjati më shumë se gjashtë orë për shkak të numrit të lartë të personave të përfshirë. Të arrestuarit kanë kundërshtuar masat e sigurisë të dhëna më 5 korrik nga Gjykata e Fierit, duke kërkuar masa më të lehta.

Mes të arrestuarve është edhe drejtori i përgjithshëm i “Bankers Petroleum”, shtetasi kinez Hong Ping Xiao, dhe ish-drejtori Leonidha Çobo, për të cilët është caktuar masa "arrest në burg". Pesë persona të tjerë ndodhen në arrest shtëpie, ndërsa tre të tjerë janë me detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit.

Gjykata e Fierit ka caktuar në total 14 masa sigurie, nga të cilat 10 janë ekzekutuar, ndërsa 4 punonjës mbeten ende në kërkim./K.C/dritare.net