Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ditët e nxehta te verës, mjekja apel qytetarëve: Mos dilni në orët e pikut!

Ditët e nxehta te verës, mjekja apel qytetarëve: Mos dilni

Me rritjen e ndjeshme të temperaturave në vend, Eugena Tomini, Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), ka dhënë disa këshilla të rëndësishme për mbrojtjen nga rreziku i të nxehtit, veçanërisht për kategoritë më të ndjeshme të popullatës.

Sipas saj, fëmijët e vegjël, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike janë më të rrezikuar nga goditja e të nxehtit, dehidratimi dhe problemet e tjera shëndetësore që vijnë me temperaturat ekstreme.

Tomini apelon që:

Të shmangen daljet në oraret me ekspozim të lartë ndaj diellit, veçanërisht nga ora 11:00 deri në 18:00.
Të vishen rroba të lehta, me ngjyrë të çelët dhe pambukta.
Të konsumohet ujë dhe lëngje rregullisht, edhe kur nuk ndjehet etje.
Të respektohen udhëzimet e mjekëve, sidomos nga personat me sëmundje kronike.
Të mos lihen kurrë fëmijët apo të moshuarit në makina të parkuara, për shkak të rrezikut të lartë për pasoja fatale.

Ajo thekson gjithashtu rëndësinë e kujdesit me ushqimet dhe higjienën, duke u ndalur te ruajtja e zinxhirit të sigurisë ushqimore gjatë ditëve të nxehta.

“Vishni rroba me ngjyrë të çelët, të pambukta dhe sa më lehtë. Pini ujë edhe nëse nuk kemi etje, sa më shumë lëngje gjatë kësaj stine. Evitoni sa më shumë daljet në orët e pikut. Nëse do duhet të parkoni makinën apo duhet të futeni në vende parkingu, nuk duhet t’i lini aty fëmijët e vegjël, si edhe moshën e rritur apo të tretë.

Kujdes i shtuar duhet të tregohet edhe me ushqimet dhe zinxhirin e sigurisë ushqimore gjatë kësaj stine, ndërsa higjiena mbetet një tjetër faktor po kaq i rëndësishëm. Duhet të kemi kujdes për të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna, pasi kjo stinë sjellë edhe çrregullim të organizmit. Të kemi kujdes për veten dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin duke shijuar verën”, tha Tomini./L.F-dritare.net