
Berisha vijon akuzat ndaj gjyqtares Irena Gjoka pas paraqitjes në SPAK
Dritare.net
Ish-kryeministri Sali Berisha, pasi doli nga SPAK ku është nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, vijoi me akuza të forta ndaj gjyqtares së çështjes së tij, Irena Gjoka. Ai e cilësoi Gjokën si “fytyrën e vërtetë të drejtësisë sorosiane” dhe akuzoi qeverinë dhe institucionet e drejtësisë se po e mbrojnë për interesa politike.
Berisha tha se kryeministri Edi Rama, kreu i SPAK-ut Altin Dumani dhe KLGJ kanë vepruar për të mbrojtur gjyqtaren, pavarësisht vendimeve të mëparshme për shkarkimin e saj. Ai rikujtoi se sipas tij, Gjoka ishte shkarkuar nga KLD në vitin 1996, por më pas ka vijuar të ushtrojë funksionin e gjyqtares.
Berisha e cilësoi Gjokën “kriminele dhe mashtruese” që sipas tij mban detyrën në kundërshtim me ligjin, ndërsa akuzoi edhe njëherë mazhorancën dhe KLGJ për ndërhyrje politike në proces./L.F-dritare.net

















