Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ben Blushi: Pse nuk besoj në Zot!

Ben Blushi: Pse nuk besoj në Zot!

Gazetari, politikani dhe shkrimtari Ben Blushi ka folur sot në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në Dritare TV. Lidhur me një temë delikate siç është besimi në Zot, Blushi shprehet se ai vetë është ateist pasi nuk e ka gjetur kurrë Zotin.


Roland Qafoku: Si mund të shkruani për fenë kur jeni deklaruar vetë atesit?
Ben Blushi: Po pse çfarë më pengon?
Roland Qafoku: Sepse duke qenë ateist ju e përjashtoni besimin.
Ben Blushi: Kjo është një arsye më shumë për të shkruar. Sepse unë nuk besoj se ka Zot.
Roland Qafoku: Kur e kuptuat këtë? Ka ndonjë moment të veçantë?
Ben Blushi: Jo nuk ka një moment të veçantë. Besoj se ka ardhur në kohë. Njeriu fillon dhe ka dyshime me veten e vet. Pastaj fillon të kuptojë, të përpiqet të kuptojë. Kur nuk e gjen atë që kërkon, merr një drejtim të caktuar siç është rasti im. E kam thënë që e kam kërkuar shumë herë, por nuk e kam gjetur Zotin. Leximet më kanë bërë që të mos besoj në Zot. Pastaj është edhe analiza që bën me veten për të kuptuar se Zoti ekziston, por në mendjen e njeriut. Shumë burra të shquar të shekullit të kaluar, por edhe më herë kanë qenë ateistë, që nga Ajnshtajni. Por pas një pjekurie të caktuar intelektuale apo njerëzore, ti kupton se Zoti është krijesë e njeriut. Pra që pra njeriu ka bërë Zotin dhe Zoti ndihmon njeriun./dritare.net