Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Armëpushim i ri/ IDF-ja tërhiqet nga Gaza ndërsa mijëra palestinezë shpresojnë për paqe

Armëpushim i ri/ IDF-ja tërhiqet nga Gaza ndërsa mijëra

Forcat izraelite kanë njoftuar se kanë tërhequr pjesërisht trupat e tyre nga disa zona të Gazës pas hyrjes në fuqi të një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit të premten në mëngjes. Forcat izraelite thanë se janë tërhequr në një pozicion të dakorduar brenda territorit, megjithatë trupat ende kontrollojnë gjysmën e Rripit të Gazës.

Pamjet tregojnë mijëra palestinezë që lëvizin drejt veriut të Gazës, një zonë që ka pësuar bombardime të ashpra nga forcat izraelite në muajt e fundit.

Armëpushimi hyri në fuqi pasi qeveria izraelite miratoi fazën e parë të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Presidenti amerikan Donald Trump për armëpushim dhe lirimin e pengjeve të premten. Faza të tjera janë ende në negociata.

Sipas marrëveshjes, Hamas ka kohë deri të hënën në orën 12:00 lokale për të liruar të gjitha pengjet izraelite, përfshirë 20 të gjallë dhe deri 28 trupa.

Izraeli gjithashtu do të lirojë rreth 250 palestinezë të dënuar me burgim të përjetshëm. Radiot ushtarake izraelite njoftuan se 100 do të shkojnë në Bregun Perëndimor dhe pesë në Lindjen e Jeruzalemit, ndërsa të tjerët pritet të deportohen.

Gjithashtu, rreth 1,700 palestinezë të tjerë të arrestuar në Gaza do të lirohen.

Sipas marrëveshjes, kamionët me ndihma do të lejohen të hyjnë pa pengesa në Rripin e Gazës për të sjellë ndihma jetike për popullsinë, shumë prej të cilëve janë zhvendosur disa herë gjatë dy viteve të luftës. Rreth 600 kamionë ndihmash pritet të hyjnë çdo ditë nga e premtja, por detajet për shpërndarjen ende nuk janë të qarta.

Në gusht, ekspertët e mbështetur nga OKB-ja deklaruan gjendje urie në një pjesë të territorit, duke paralajmëruar mbi 500,000 njerëz që përballeshin me kushte katastrofike të karakterizuara nga uria, skamja dhe vdekja. Izraeli ka mohuar vazhdimisht ekzistencën e uri në territor.

Dëshmitarët nga Gaza thanë se trupat izraelite janë tërhequr nga periferi veriperëndimore e qytetit të Gazës drejt lindjes, ndërsa në jug disa trupa janë tërhequr nga zona e Khan Younis.

Forcat izraelite njoftuan se kanë filluar pozicionimin sipas linjave të reja të dislokimit dhe do të vazhdojnë të largojnë çdo kërcënim të menjëhershëm.

Duke folur për media, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se po "mbush premtimin për të kthyer të gjitha pengjet", duke shtuar se forcat izraelite ende rrethojnë Hamasin nga të gjitha drejtimet dhe fazat e ardhshme të planit të Trump parashikojnë që "Hamas të çarmatosej dhe Gaza të demilitarizohej".

Ndërkohë, mijëra palestinezë u filmuan duke udhëtuar drejt veriut të Gazës, shpesh me kilometra të tërë në këmbë duke bartur çfarë mbeturinash kishin nga pasuritë e tyre, ndërsa shumë dukeshin të dobët dhe të kequshqyer./K.C/dritare.net