Arben Taravari: Si e njoha unë Arbën Xhaferin!
Dritare.net
Arben Taravari, kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, foli për Arbën Xhaferin, të cilin e cilësoi një mësues të mençur e mik të mirë. Zoti Taravari tha se ka shërbyer si mjek neurolog në 8 vitet e fundit të Arbën Xhaferit.
"Unë kam qenë mjeku i Arbën Xhaferit. Arbën Xhaferi ka qenë një personalitet i jashtëzakonshëm. Një politikan prej së cilës parti vij edhe unë si politikan, një njeri që e kam njohur shumë prej së afërmi. Unë isha mjek i Arbën Xhaferit. 8 vjetët e fundit të jetës së tij, unë kam qenë pjesë e mjekëve që i kam shërbyer. Dhe përveç kontrolleve kam pasur privilegjin për të zhvilluar biseda pak më të gjata me të jo vetëm për politikë. Më të mund të flisje për çdo fushë, edhe për mjekësi, art e kulturë, ishte një gazetar që merrej me kritikë filmash ndaj kishte një përgatitje të jashtëzakonshme. Arbën Xhaferi studioi një vit mjekësi pasi kjo ishte dëshira e nënës së tij. Por pas semestrit të parë, u largua dhe vazhdoi studimet për filozofi, atë që donte dhe adhuronte.", u shpreh Taravari në Dritare TV./L.F-dritare.net