Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

7 bombola në hotel rrodhën gaz, nëna u ngrit të bëjë kafe/ Si ndodhi shpërthimi në Velipojë!

7 bombola në hotel rrodhën gaz, nëna u ngrit të

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Velipojë. Nëna me tre fëmijët mbetën të plagosur rëndë pasi u plasi bombola në hotel. Në hotel ishin 7 bombola gazi dhe dyshohet se kanë rrjedhur. Në orën 06:45, 40-vjeçarja ishte ngritur për të bërë një kafe dhe në atë çast ndodhi shpërthimi. Dyshohet se më parë ka pasur rrjedhje gazi të bombolave më të vogla që më pas çuan në shpërthimin e fuqishëm.

Nga shpërthimi mbetën të plagosur rëndë edhe tre fëmijët, dy vajzat 19 dhe 15 vjeç dhe djali i cili është 12. Si pasojë e plagëve të rënda, ata janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar. Një punonjëse e ambulancës në Velipojë tha se ata e kishin 90% të trupit të djegur./K.C/dritare.net