Na ndiqni edhe në

Gjëja e Gjallë na Mban Gjallë

Nga 300 mijë në 1 milion koshere. Ministri Salla: Ja plani për zhvillimin e bletarisë në Shqipëri

1781255541050_MINISTRI_I_BUJQESISE_clip_2_screen_1.jpg

Në episodin e katërt të ciklit “Gjëja e gjallë të mban gjallë” drejtuar nga gazetarja Rudina Xhunga, Ministri i Bujqësisë Andis Salla prezantoi një panoramë të zhvillimeve të fundit në sektorin bujqësor, duke vënë theks të veçantë te bletaria dhe siguria ushqimore.

Sipas të dhënave të paraqitura, bletaria shqiptare po përjeton një zgjerim të ndjeshëm, e mbështetur nga një biodiversitet i pasur dhe kërkesa në rritje për mjaltin vendas në tregje ndërkombëtare si Gjermania dhe SHBA. Në vitin 2020, Shqipëria numëronte rreth 300 mijë koshere bletësh, ndërsa objektivi i politikave aktuale synon dyfishimin e tyre në 600 mijë deri në vitin 2025 dhe arritjen e 1 milion koshereve deri në vitin 2027.

Ministri theksoi se ky zgjerim po mbështetet me masa financiare të drejtpërdrejta, përfshirë dyfishimin e subvencionit për çdo koshere, nga 10 mijë në 20 mijë lekë, si dhe financim deri në 50% të kostove për materialet bazë të ndërtimit të koshereve. Gjithashtu, skema mbështet edhe investimet në pajisje për ruajtjen dhe magazinimin e mjaltit, me synim rritjen e cilësisë për eksport./L.F-dritare.net