Në Kuvend bëhet nami, Ilva Gjuzi bën pazar online
Dritare.net

Ndërsa seanca e Kuvendit zhvillohej mes tensioneve dhe përplasjeve, deputetja socialiste Ilva Gjuzi dukej krejtësisht e pashqetësuar, e përqendruar te pazari online në telefonin e saj.
Gjuzi është një nga prurjet e reja në Partinë Socialiste. Në shtator të vitit 2024 u prezantua si nënkryetare e Asamblesë së PS-së dhe, vetëm pak ditë më vonë, u emërua zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit.
Në zgjedhjet e 11 majit 2025, ajo u vendos e dhjeta në listën e mbyllur të PS-së për Tiranën, duke e pasur mandatin praktikisht të siguruar, pa qenë e detyruar të konkurronte për vota parapëlqyese.
Ilva Gjuzi u bë e njohur edhe për batutën e saj të famshme: “Edi Rama është 10 hapa para të tjerëve.”
Por këtë herë, ndërsa në sallën e Kuvendit bëhej nami, deputetja e listës së sigurt dukej disa hapa larg debatit: duke bërë pazar online./dritare.net