Na ndiqni edhe në

Kamera e Gjyshit

Në 80-vjetorin e Vangjush Grabockës dhe Dhimitër Trajçes!

Mjeshtri i fotografisë, Stefan Gajo sjell në DritareTV kujtime të rralla nga një mbrëmje e paharruar, kur u festua 80-vjetori i dy ikonave të skenës shqiptare, Vangjush Grabockës dhe Dhimitër Trajçes.

Një takim i mbushur me emocion, miqësi dhe nostalgji, ku dy artistët që për dekada kanë qenë të pandarë në skenë u rikthyen mes kujtimeve, batutave, urimeve dhe duartrokitjeve të kolegëve e miqve.

Në këtë festë të veçantë, teatri nderoi dy figura të dashura të artit shqiptar, duke sjellë në vëmendje një jetë të tërë kushtuar skenës, roleve të paharruara dhe dashurisë për publikun./dritare.net