
Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare Ilia Terpini
Dritare.net

Terpini lindi në Hocishte të Koracës dhe ajo kishte deklaruar se jeta i ndryshoi kur një aparat fotografik i ra në dorë.
“Ishte një italian që ma dhuroi. Ky ishte shkaku që mua më hyri në gjak fotografia dhe paralel me këtë fillova pak me vizatimin”,-shprehej ai.
Terpini ka realizuar me kamerën e tij shumë prodhime kinematografike të suksesshme para viteve 90, ndër to: “Dimri i fundit”, “Ballë për ballë”, “I teti në bronx”, “Mësonjtorja” apo “Flutura në kabinën time”
Për humbjen e tij kanë reaguar edhe të njohurit dhe bashkëpunëtorët e tij.
Regjisori dhe bashkëpunëtori i tij Kujtim Gjonaj shkruan: “Një telefonateë nga Zhani Terpini,djali i mikut tim gati gjysmë shekulli IliaTerpini ,më kumtoi lajmin e keq dhe te hidhur…Ilia na la…Kishte shkuar në Paris për një kontroll rutine dhe Parisi i artit dhe kulturës, e mori në gjirin e tij artistin e madh.
“Sot, atje në qytetin e ëndrrave artistike,pushoi së rrahuri zemra e një njeriu të madh,e një miku të mirë,e një bashkëpunëtori dhe kolegu të aftë,e një artisti të shquar ,që zor se mund ti afrohet përkushtimit të tij ndonjë kineast tjetër. U shua Ilia Terpini ,njeriu që ia përkushtoi tërë jetën ,deri në sekondat e fundit, artit më të ri, por nga më të dashurit, artit filmik. Kinemaja shqiptare humbi një ndër artistet e saj më të shquar” shkruan Gjonaj./ I.M-Dritare.net

















